Basketboll

PRISHTINA(F) LIRON PËRKOHËSISHT LOJTARET

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas pezullimit të aktiviteteve basketbollistike nga Federata e Basketbollit të Kosovës, si pasojë e përhapjes së Pandemisë – KoronaVirus, ka reaguar edhe skuadra e Prishtinës në konkurencën e femrave.

Ekipi i Prishtinës ka njoftuar se ka liruar nga kontratat, por përkohësisht të gjitha lojtaret e ekipit deri në një vendim të dyte, duke shtuar se shëndeti i lojtareve vije në rend të parë.

“Pas vendimit të qeverisë së Kosovës për pezullimin e aktiviteteve sportive,, dhe pasi që gjendja është e jashtëzakonshme dhe vështirë që në kohë të shkurtër do te permisohet gjendja aktuale, kemi vendosur që aktivitetet tona të nderpriten dhe të lirohen basketbollistet deri në një vendim të dytë. Deri në përmirësimin e gjendjes shpresojmë se do ta kalojmë edhe këtë sfidë së bashku”, thuhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.

 

Komentet janë të mbyllura.