Basketboll

TRAJNERI I PEJËS PETRIT ZEQIRI – MESAZH TË FORTË DHE TË QARTË PËR QYTETARËT DHE SPORTISTËT

(VIDEO + LAJM) Trajneri i Pejës me mesazh të fuqishëm...

Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri i skuadrës nga Superliga e Basketbollit të Kosovës – KB Peja, Petrit Zeqiri është futur në karantinë shtëpiake me familje, pas shpalljes së gjendjes emergjente nga pandemia COVID-19(Coronavirus) dhe pezullimit të aktiviteteve sportive në vendin tonë.

AsistiOnline.com që si zakonisht është në kontakte të vazhdueshme me basketbollistët dhe trajnerët kosovarë dhe kësaj radhe po bisedon me ta për mënyrën se si po e kalojnë kohën në karantinë, foli edhe me trajnerin nga Peja, Petrit Zeqiri i cili tregoi për mënyrën se si po e trajton veten në këto ditë dhe uroi fuqishëm me mesazh mbështetës popullin e Kosovës që të jenë mirë me shëndet dhe të ruhen sa më shumë, duke qëndruar në shtëpi.

”Përshëndetje, Unë jam Petrit Zeqiri – ndihmës trajner tek KB Peja. Tanimë në Kosovë e dimë se është një realitet i ri i quajtur Covid-19 dhe për shkak të këtij virusi janë pezulluar të gjitha aktivitetet sportive dhe shoqërore dhe është një periudhë e vështirë, ku të gjithë përballemi me një izolim. Më së shumti në këtë situatë te re, janë të ekspozuar mjekët, infermierët, farmaceutët, furrëtarët dhe punonjësit nëpër markete, lutemi për ta që Zoti t’ju ndihmojë dhe të kalojnë këtë sfidë, sepse janë në dispozicionin tonë dhe janë të ekspozuar më shumë prej këtij rreziku. Mendoj se edhe sportistët janë duke kaluar një periudhë mjaftë të vështirë, mirëpo me diciplinë dhe me dëgjueshmëri, mendoj se duhet respektuar masat e marra nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë dhe besoj se me durim do të kalojmë edhe këtë sfidë dhe shpresoj e dhashtë Zoti, shumë shpejtë kjo të kaloj dhe të kthehemi në normalitet dhe të kthehemi në Palestrat tona. Tung i përshëndes të gjithë fansat e Asistit”, tha Zeqiri.

Petrit Zeqiri për AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.