Basketboll

JA SKUADRA MË E MIRË SIVJET SI MYSAFIRE – NUK ËSHTË SIGAL PRISHTINA!

Prishtinë (AsisitiOnline.com) – Pas pezullimit të garave në Superligë përshkak të Coronavirusit, AsistiOnline.com vazhdimisht është duke ju mbajtur të informuar me statistika të ndryshme nga 27 xhiro të zhvilluara deri më tani këtë edicion.

Për disa ditë me radhë ne ju informuam me liderët statistikorë të këtij edicioni dhe sot për të gjithë ata që nuk e dinë po ju zbulojmë një detaj shumë interesant.

Nuk ka asnjë dyshim se Sigal Prishtina është me plotë meritë në krye të renditjes tabelare por më shumë fitore se kaltër e bardhët këtë edicion  si mysafir kanë arritur basketbollistët e Golden Eagle Yllit.

Thërandasit këtë edicion të garave nga 12 ndeshje të zhvilluara si skuadër mysafire ka arritur 8 fitore e ka pesuar 4 disfata ndërsa Sigal Prishtina ndodhët në pozitën e dytë ku nga 12 duele ka shënuar 7 fitore e ka pesuar 5 herë./AsisitiOnline.com.

 

 

 

Komentet janë të mbyllura.