Basketboll

ALO-QENDRA MË E MIRË E STINORIT NË KOSOVË [VIDEO+LAJM]

Prishtinë(AsistiOnline) – Alo-qendra më i mirë i këtij kampionati shpallet fluturuesi i Bashkimit ,Terik Bridgeman.
Bridgeman ishte enigmë e pazgjidhur për kundërshtarët qoftë në sulm apo mbrojtje. Fluturimet e tij atraktive që përfundonin me ngulitje fantastike në sulm dhe nga ana tjetër, bllokadat monstruoze në mbrojtje që shpeshherë përfundonin në vendin e parë të Top Aksioneve të ASISTIT, Bridgemanin e bënë një prej lojtarëve më të rrezikshëm dhe më atraktiv sivjet. Ai ishte kosh-shënuesi i dytë më i mirë i Bashkimit sivjet me mesatare prej 18.6 pikëve për ndeshje ndërsa me mesatare prej 9,3 kërcimeve ishte në mesin e pesë kërcyesve më të mirë të Superligës. Gjithashtu, ai pati mesatare prej 1.7 asistimeve, 1 top të rrëmbyer dhe 1 bllokade për ndeshje.
Me gjitha këto shifra, ai vlerësua me indeks mesatar tejet të lartë prej +23,4. Po ashtu duhet veçuar faktin se, në 22 paraqitjet e tij, Bridgeman realizoi 9 dyshifror të dyfishtë, 8 herë zuri vend në pesëshen më të mirë të Javës dhe 1 herë u shpall MVP.
Për dallim nga pozitat tjera, në pozitën e alo-qendrës, Terik Bridgeman ishte i padiskutueshëm.

Në këtë pozitë, Bridgeman kishte për konkurentë edhe Besnik Azemin e Trepçës e Alban Veselin e Rahovecit, por në fakt fluturuesi i Bashkimit ishte larg më i mirë me performanca sesa kundërshtarët e tij, duke dominuar pothuajse në të gjitha rubrikat(mesatare pikësh, gjuajtje për dy pikë, gjuajtje të lira, kërcime, bllokada, si dhe në indeksin mesatar), përderisa edhe në kontribut për ekipin ishte i jashtëzakonshëm. Dhe stafi i ASISTIT, pa mëdyshje e renditi në pozitën 4 si alo-qendra më e mirë e stinorit në Kosovë për edicionin 2019/20.

KRAHASIM:

ALO QENDRA E SEZONIT 2019/20:  TERIK BRIDGEMAN (BASHKIMI)

18.6 P; 9.3 KRC; 1.7 AST; 1.0 TVJ; 1.0 BLK; +23.4 (8 HERË 5-SHE DHE 1HERË MVP)

_____________________________________________________________________________________________________________________________________________

BESNIK AZEMI – TREPCA

13.1 P, 7.0 KRC, 1.8 AST, 1.0 TVJ, +12.6 (2 HERË NË 5-SHE TË JAVËS)

_____________________________________________________________________________________________________________________________________________

ALBAN VESELI – RAHOVECI

10.8 P, 4.8 KRC, 1.8 AST, 1.2 TVJ, +10.3 (1 HERË NË 5-SHE TË JAVËS)

_____________________________________________________________________________________________________________________________________________

[VIDEO]:

Komentet janë të mbyllura.