PESËSHJA MË E MIRË E STINORIT – SIPAS ARBNOR RIFATIT TË PONTE PRIZRENIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Përkundër përfundimit të stinorit në Superligën e Kosovës, ueb-sajti ekskluziv dhe i vetëm i basketbollit në mbarë shqiptarinë, AsistiOnline.com do të vazhdojë t’ju mbajë të informuar dhe në rrjedha me gjithçka që ndodhë në basketbollin vendorë dhe të huaj.
Në vazhdën e përzgjedhjeve për më të mirët e stinorit që lamë pas në Superligën e Kosovës në Basketboll, AsistiOnline.com ka kontaktuar edhe me trajnerët e skuadrave kosovare sivjet, duke sjellur ekskluzivisht opinionet e tyre për pesëshet më të mira të stinorit, sipas mendimeve personale të tyre.
E vazhdojmë me trajnerin karizmatik të Ponte Prizrenit, Arbnor Rifati. Ai ka përzgjedhur këtë pesëshe si më të mirën për sivjet në elitën kosovare të basketbollit:
Dj Hanes – Trepça
D. Davis – Rahoveci
Henrik Sirko – Peja
Terik Bridgeman – Bashkimi
Urim Zenelaj – Ponte Prizreni. /AsistiOnline
Komentet janë të mbyllura.