NGA KOSOVA NË GJERMANI: DENIS ZENELAJ PO SHKËLQEN NË BUNDESLIGA(U-19)
Prishtinë(AsistiOnline.com) – Paraqitjet e basketbollistëve të talentuar nëpër botë, AsistiOnline.com, sot i vazhdon me djaloshin fantastik, Denis Zenelaj i cili luan në Bundesliga 1 për grupmoshat U-19.
Zenelaj foli për AsistiOnline, duke treguar për ekipin në të cilin po luan dhe pretendimet rreth së ardhmes.
”Përshëndetje për të gjithë, shpresoj që të jeni mirë ju dhe familjet tuaja. Unë aktualisht luaj për ekipin gjerman ”Eisbären Bremerhaven” në grupmoshat e reja në Bundesligën e grupmoshave U-19. Sa i përket paraqitjeve të mija, mendoj që më mirë flasin statistikat, ajo çfarë është me rëndësi, është se progresi im po shihet vazhdimisht. Pretendimet për të ardhmen janë që sezonin e radhës me u aktivizu në Bundesligen 2 me seniorët e ekipit që luaj”, tha Zenelaj.
Djaloshi kosovar që sa ishte në Kosovë u paraqit nën-urdhërat e trajnerit të Kerasan Prishtinës, Dritëro Sefaja tek klubit gjerman sivjet pati një mesatare impresionuese prej, 19.3 pikë, 7.8 kërcime, 5.1 asiste, 2.8 vjedhje topash, si dhe 0.1 bllokada për ndeshje. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.