Basketboll

LIGË E RE RAJONALE: KLUBE NGA BULLGARIA, MAQEDONIA, SERBIA E GREQIA

Prishtinë(AsistiOnline.com) – Pas paralajmërimeve për një ligë të përbashkët shqiptare, tashmë është publikuar edhe një ide tjetër ballkanike për formimin e një lige rajonale të basketbollit, përcjellë AsistiOnline.com

 

Presidenti i Federatës Bullgare të Basketbollit, Georgi Glouchkov tregoi për idenë e një kampionati të ri rajonal, në të cilin do të luanin klube nga shtetet si: Bullgaria, Serbia, Greqia dhe Maqedonia Veriore.

 

Sipas Glouchkov, ideja në fillim ishte që bullgarët dhe maqedonasit të krijonin një ligë të re, por tani edhe ekipet e shteteve si Greqia dhe Serbia janë bashkuar në këtë ide që me gjasa do të jetësohet.

 

Presidenti i Federatës së Basketbollit në Bullgari tha poashtu se ai është duke negociuar me drejtuesit e tre vendeve të interesuara dhe se do të paraqesë planin e saktë për ligën e re deri më 15 korrik.

”Do të mbahet një takim i presidentëve të të gjitha federatave, dhe do të shpallet ideja se si do të dukej konkursi dhe si do të përshtatej kampionati në kalendar me kampionatet vendase”, tha Glouchkov. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.