Basketboll

IGOKEA NËNSHKRUAN ME ISH-LOJTARIN E PRISHTINËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e njohur serbo-boshnjake nga Bosnja që garon në ligën e fuqishme të Adriatikut, ka transferuar në radhët e veta një lojtar që më herët ka luajtur edhe në skuadra nga Kosova, shkruan AsistiOnline.com
 
Igokea ka nënshkruajtur zyrtarisht me amerikanin, Antabia Waller që së fundi luajti tek Mornar Bari dhe kishte paraqitje dinjitoze aty.
 
Waller tek Mornari në stinorin e kaluar luajti 18.1 minuta për ndeshje, duke shënuar 9.2 pikë për ndeshje me një mesatare të gjuajtjeve 46% për 3 pikë.
 
Waller vite më parë luajti në Kosovë për Prishtinën, pastaj edhe Bashkimin e Prizrenit. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.