Basketboll

THOMPKINS VAZHDON KONTRATËN ME MADRILENËT

Prishtinë(AsistiOnline) – Qendra e fuqishme amerikane, Trey Thompkins ka vazhduar kontratën e tij me gjigantin spanjoll, Real Madrid.

Lajmin për ujdinë në mes të Thompkins dhe Realit e ka publikuar sot gazetari i njohur nga Spanja, Emiliano Carchia që ka bërë me dije se kontrata në mes të dyshes në fjalë do të zgjatet minimum për dy stinore.

Amerikani ndodhet në Madrid që nga stinori 2015-2016 dhe që nga atëherë është pjesë e rëndësishme e klubit mbretëror.

Në sezonin që po e lëmë pas, ai kishte mesatare prej 10.8 pikëve në Euroligë dhe 12.6 pikë në ligën spanjolle. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.