NBA JU JEP AFAT PËR RIKTHIM NË SHBA, LOJTARËVE EVROPIANË QË U LARGUAN GJATË PANDEMISË
Prishtinë(AsistiOnline) – Lojtarët e NBA që u larguan nga Shtetet e Bashkuara duhet të kthehen më së largu deri më 15 qershor në SHBA, përcjellë AsistiOnline.com
�
Lojtarët që udhëtuan jashtë Shteteve të Bashkuara gjatë pezullimit të sezonit, duhet të raportojnë në ekipet e tyre deri më 15 qershor ardhjen e tyre, sipas një lajmërimi nga NBA ka raportuar gazetari i famshëm, Adrian Wojnarowski i ESPN. Dhe pjesa e lojtarëve që janë jashtë SHBA-ve, duhet të arrijnë deri më 22 qershor më së largu.
�
Disa lojtarë evropianë si Luka Doncic, Nikola Jokiç dhe Kristaps Porzingis u kthyen në Evropë gjatë pandemisë COVID-19.
Stinori i rifilluar i NBA-së, pritet të nisë më 31 korrik. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.