SHQETËSIME NË NBA: RRITET NUMRI I TË INFEKTUARVE NË FLORIDA
Prishtinë(AsistiOnline) – Një numër në rritje i rasteve të infeksionit koronavirus në Florida po shqetëson lojtarët dhe zyrtarët e NBA-së, para vazhdimit të stinorit në Orlando.
Florida së fundmi raportoi 4,049 raste të reja, një numër rekord për ditën e tretë me radhë në këtë shtet të SHBA-ve.
Komisioneri i NBA-së Adam Silver tha që ishte në dijeni të këtyre numrave gjatë bisedave telefonike, raporton ESPN. Silver, megjithatë shprehu vendosmëri dhe bindje se plani do të funksionojë dhe se sezoni do të jetë në gjendje të vazhdojë në Orlando.
Lojtarët kanë shprehur më parë shqetësimin se punëtorët në Disney World, ku do të luhen lojërat, nuk do të testohen rregullisht për COVID, përkundër faktit se shumica e rasteve të reja janë regjistruar jashtë Orlando.
Zëdhënësi i NBA-s, Mike Bass i tha ESPN-së se kampionati monitoron nga afër të dhënat nga Florida dhe zona e Orlandos dhe vazhdon të bashkëpunojë me sindikatën e lojtarëve të NBA-së, punonjësit e shëndetit dhe profesionistët mjekësorë” lidhur me planin për të vazhduar sezonin.
Michelle Roberts, drejtori ekzekutiv i sindikatës së lojtarëve, tha se ekziston mundësia për të kufizuar lëvizjen e punonjësve, megjithëse kjo mund të mos jetë e mundur sepse shumica e punëtorëve atje janë të detyruar të punojnë. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.