Basketboll

ISH-BASKETBOLLISTI I FERONIKELIT, TRANSFEROHET NË ELITËN POLAKE

Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-basketbollisti i Feronikelit në stinorin që po e lëmë pas, Dayon Griffin është bërë me skuadër të re, shkruan AsistiOnline.com

Pllejmjekeri amerikan që gjatë pjesës së dytë të kampionatit kosovar, luajti suksesshëm me Feronikelin, ka nënshkruajtur me skuadrën elitare polake, ”Hydrotruck Radom”.

Kalimin e Griffin tek ekipi i Radom e ka konfirmuar vetë skuadra polake, që ka zyrtarizuar lajmin gjatë ditës së sotme.

Griffin me Feronikelin kishte mesatare prej, 22.4 pikë, 5 kërcime dhe 6 asistime për ndeshje. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.