Basketboll

ARBNOR RIFATI FLET NË 1 VJETORIN E DEBUTIMIT HISTORIK TË PËRFAQËSUESES KOSOVARE 3X3

Prishtinë(AsistiOnline) – Kryetrajneri i skuadrës së Ponte Prizrenit, Arbnor Rifati në një prononcim për AsistiOnline.com, ka folur për 1 vjetorin e debutimit historik të Përfaqësueses së Kosovës 3×3 në garat ndërkombëtare.

Rifati tha se Streetball Kosova është një event shumë i rëndësishëm për basketbollin e Kosovës dhe debutimi i Përfaqësueses sonë 3×3 ka qenë me të vërtetë një moment historik për basketbollin kosovarë.

Përshëndetje për të gjithë, Streetball Kosova është një event shumë i rëndësishëm dhe atraktiv për basketbollin në vendin tonë. Pas përfundimit të kampionatit, Streetball Kosova me moton, muzikë, kënaqësi dhe diell na shijon në maksimum kënaqësitë basketbollistike në stinën e verës në ambientet e hapura. Debutimi i Përfaqësueses së Kosovës 3×3 në Konstanta të Rumanisë vitin e kaluar ka qenë një moment historik, sikurse shumë debutime dhe suksese të kaluara të cilat i kemi pasur në sport, respektivisht në basketboll, por edhe kjo ka rëndësinë e vet, pasiqë për herë të parë, Përfaqësuesja jonë, në një debutim solid dhe të shkëlqyeshëm, ka treguar rezultate të mira. Rikthimi i ASISTIT në skenën televizive dhe në baskebtollin tonë ka qenë shumë i mirëseardhur, të gjithë kemi qenë protagonist ndër vite, që kemi qenë çdo herë të ekspozuar para televizionit, duke pritur me padurim ASISTIN, që njëkohësisht të gjithë e kemi dedikuar si ditë të basketbollit, kjo në saje të Agon Fehmiut i cili është një aset dhe vlerë e gazetarisë sportive dhe basketbollit në përgjithësi. Sigurisht që edhe me stafin e mrekullueshëm, kanë arritur ti bëjnë këto rezultate, së bashku me Lirim Pecin, Ulpiana Emrën etj. Përshëndetje për të gjithë dhe shpresoj të shihemi sa më shpejtë në arenat e basketbollit që na kanë munguar sigurisht”, theksoi Rifati.

[VIDEO]:

Komentet janë të mbyllura.