Basketboll

HAJDARI THOTË SE DEBUTIMI HISTORIK ISHTE I SUKSESSHËM, KA NJË FALENDERIM TË VEÇANTË

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti pejan, Arti Hajdari që ishte pjesë e Kosovës 3×3 në debutimin historik në arenën ndërkombëtare vitin e kaluar, ka folur për 1 vjetorin e Përfaqësueses me të cilin arriti rezultate tejet të mira.

Përveç rrëfimit për 1 vjetorin e debutimit historik me Kosovën 3×3, Hajdari falenderoi veçanërisht edhe kordinatorin e skuadrës, Agon Fehmiun që sipas ishte ai që e bëri çdo gjë më të lehtë, që ekipi të jetë i suksesshëm.

Sot janë bërë 1 vit që nga debutimi historik i Përfaqësueses së Kosovës në basketboll në garat 3×3, për ne ky debutim historik ishte dhe shumë i suksesshem, duke përfunduar turneun në pozitën e 6-të. Duke e ditur se në atë turne ishin mjaftë ekipe me shumë më shumë përvojë se ne, ne arritëm me mund dhe sakrificë të jemi gjithçka nga vetja që Kosova në fund të dalë shumë mirë dhe të arrijë pozitën e 6-të, jam falenderues edhe ekipes, posaçërisht Agonit i cili ishte me ne tërë kohën, na ka bërë çdo send më të lehtë, duke e bëre këtë sukses, shumë, shumë të madh për Kosovën”, tha Hajdari. /AsistiOnline.com

[VIDEO]:

Komentet janë të mbyllura.