Basketboll

SCOLA SHTYEN PENSIONIMIN, BËHET ME SKUADËR TË RE

Prishtinë(AsistiOnline) – Veterani argjentinas, Luis Scola e ka shtyer minimum edhe për një vit pensionimin nga basketbolli aktiv.

Scola është zyrtarizuar si lojtar i ri i skuadrës italiane, Pallacanestro Varese.

Scola ka nënshkruajtur një marrëveshje 1 + 1 me Varesen dhe pritet të jetë pjesë e rëndësishme e Vareses në luftën për trofe.

Vlen të theksohet se Scola, transferohet në Varese pas një sezoni tejet produktiv me Olimpia Milanon. /AsistiOnline.com

 

Komentet janë të mbyllura.