Basketboll

IGOKEA ZYRTARIZON EDHE NJË PËRFORCIM CILËSOR

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra më aktive në tregun e transferimeve në ABA Ligë sivjet, Igokea ka kompletuar edhe një transferim të radhës.

Klubi serbo-boshnjak që garon në Bosnje por edhe në ligën më të fortë rajonale në Evropë e njohur si ABA Liga, ka njoftuar se ka nënshkruajtur me qendrën serbe, Dragan Apiç i cili do të jetë pjesë e Igokeas për dy vite.

Apiç 205cm, përfundoi sezonin e kaluar në elitën e Spanjës, duke luajtur për San Pablo Burgos si lojtar i huazuar nga Lokomotiv Kuban.

Apiç ishte një nga lojtarët më të mirë të ABA League në sezonin 2018/19. Në atë kohë, Apiç luajti për FMP dhe kishte mesatare prej 21.3 pikë, 7.2 kërcime dhe 1.8 asistime për ndeshje. Poashtu fitoi medaljen e artë me kombëtaren serbe në Kampionatin Evropian nën 20 vjeç, i cili u mbajt në vitin 2015 në Itali.

Vlen të ceket se Apiç sivjet, ndihmoi San Pablo Burgos të arrijë në gjysmëfinale e Kampionatit Spanjoll.

Igokea do të jetë klubi i 6-të për Apiç në udhëtimin e tij në basketboll. Ai e filloi karrierën e tij pro në Vršac më 2012, ndërsa pas kësaj ai luajti për Crvena zvezdën, FMP, Lokomotiv Kuban dhe San Pablo Burgos. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.