Basketboll

EDHE NJË RINOVIM TE BARCELONA

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Barcelonës e ka zyrtarizuar edhe rinovimin e dytë brenda ditës në skuadër.

Katalunasit kanë vazhduar kontratën me fundorin 30 vjeçar, Kyle Kuric deri në vitin 2023.

Kuric u bashkua me Barcelonën në 2018 dhe der tani ka luajtur 130 ndeshje me Barçën në Ligën spanjolle(69) dhe Euroligë(61), përveç Copa del Rey, Super Kupës dhe Ligës Katalanase. Ai ka ndihmuar Barcelonën të fitojë një Copa del Rey(2019) dhe një titull ligës spanjolle(2019).

Kuric sivjet pati mesatarisht 9.4 pikë dhe 2.1 kërcime në 19 minuta për ndeshje në Euroligë deri para anulimit të stinorit. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.