Prishtinë(AsistiOnline) – Qendra e fuqishme amerikane, Dwight Howard, ka konfirmuar se ai do të luajë në Orlando me skuadrën e LA Lakers, kur të vazhdojë sezoni i pezulluar nga pandemia COVID-19.
Basketbollisti me përvojë nuk ishte njëqind për qind i sigurt nëse do të vishte fanellën e Lakers në “Disney World” për shkak të situatës aktuale në Shtetet e Bashkuara me racizëm.
Në fakt veterani i trapezit, nuk ka hequr dorë nga lufta kundër racizmit, por ai përsëri do të luajë për Lakers.
“Ndjej se kemi një shans të mirë për të fituar titullin. Po, unë do të luaj në Orlando dhe do t’i dhuroj të gjitha paratë nga paga ime në bamirësi”, tha Howard, i cili do t’i dërgojë paratë në adresën e komunitetit humanitar “Frymë përsëri”.
Dwight ka pasur sezon shumë të mirë në Lakers dhe ka pasur mesatarisht 7.5 pikë dhe 7.4 kërcime në 19 minuta në fushë në 62 ndeshje. /AsistiOnline.com



