Basketboll

INGRAM: SITUATA NË ORLANDO ËSHTË E KEQE, NUK BESOJ SE NBA DO TË VAZHDOJ

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti amerikan i New Orleans Pelincas, Brandon Ingram, thotë se nuk beson fare që sezoni në NBA do të vazhdojë.

NBA është planifikuar të vazhdojë më 31 korrik dhe tërë ndeshjet e mbetura të luhen në Orlando të Floridas, por ka gjithnjë e më shumë raste të infeksionit me koronavirus dhe kjo po i vështirëson gjërat atje.

Ditë më parë, legjenda e NBA-së Charles Barkley u shpreh se ai nuk beson që Liga e NBA do të vazhdojë dhe tani edhe Brandon Ingram, basketbollisti i New Orleans, po thotë thuajse të njëjtat gjëra.

“Nuk jam i bindur që NBA do të vazhdojë, situata në Orlando është e keqe, ka gjithnjë e më shumë raste të reja, situata po përkeqësohet dhe unë nuk jam aspak i bindur që do të luajmë në Orlando, por do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Brandon Ingram.

Pelikanët duhej të luanin ndeshjen e tyre të parë në Orlando kundër skuadrës së Utah Jazz. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.