Basketboll

BARÇA RINOVON ME LOJTARIN E PREFERUAR TË JASIKEVICIUSIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjiganti katalunas, Barcelona ka njoftuar edhe për një rinovim kontrate gjatë ditës së sotme.

Barcelona njoftoi sot, se rinovoi kontratën e qendrës së fuqishme Brandon Davies deri në përfundimin e sezonit 2021-22, Davies ribashkohet me trajnerin e emëruar së fundmi tek Barça, Sarunas Jasikevicius pasi Davies luajti nën-drejtimin e tij edhe në Zalgiris Kaunas.

Qendra amerikane 28-vjeçare u transferua tek Barça verën e kaluar dhe me katalunasit në Euroligë kishte mesatare prej, 9.6 pikë, 3.9 kërcime, 1.6 asistime dhe 1.1 vjedhje për ndeshje, deri në përfundimin e parakohshëm të sezonit 2019-20 për shkak të koronavirusit.

Para ardhjes në Evropë, Davies luajti 78 ndeshje edhe në NBA në fillimet e karrierës së tij, por shpejt u vendos në kontinentin e vjetër. Ai kaloi në sezone të forta në Francë me ekipet si Chalon dhe Monaco, dhe poashtu në Itali me Varesen para ardhjes  në Euroligë. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.