Basketboll

PAUL PIERCE ME FJALË TË MËDHA PËR LUKA DONCIC

Prishtinë(AsistiOnline) – Legjenda e Boston Celtics dhe NBA-së, Paul Pierce po mendon se nuk ka asnjë lojtar në NBA, që sot është më i talentuar se ylli i Dallas Mavericks, Luka Doncic.

Unë pres gjëra të veçanta nga ai. Po flasim për një fëmijë që bëri një nga kërcimet më të mëdha në kujtesën e fundit. Nga rookie i vitit tek lojtari i kalibrit MVP. Ai ka fituar çdo kampionat evropian për të cilin mund të mendoni, çdo MVP Evropian për të cilën mund të mendoni. Prandaj pres një gjë të shkëlqyer prej tij. Për mua, ai është lojtari më i talentuar në NBA sot”, tha Pierce gjatë një interviste në ESPN..

Doncic ka qenë në garë për MVP këtë sezon pasi ka pasur mesatare të hatashme prej, 28.7 pikë, 9.3 kërcime dhe 8.7 asistime, duke e vendosur Dallasin në rrugën drejt play-off’it për herë të parë që nga viti 2016.   /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.