Basketboll

KARTELA ‘ROOKIE’ E LEBRON JAMESIT SHITET PËR ÇMIM REKORD NË ANKAND

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri ndër basketbollistët më të mirë në histori të këtij sporti, LeBron James vendosi një tjetër rekord të shtunën në mbrëmje, kur kartela e tij si rookie, gjatë stinorit 2003-04 u shit për 1.8 milion dollarë në ankandin, Goldin Auctions.

Thuhet se kjo është kartela më e shtrenjtë e basketbollit e blerë ndonjëherë dhe kartela më e çmueshme e tregtisë së çdo lloji në epokën moderne(që nga viti 1980).

Sipas raportuesit të bizneseve sportive, Darren Rovell, ofertuesi fitues i saj ishte Leore Avidar, CEO dhe bashkëthemelues i Lob.com, një kompani me qendër në San Francisko e cila automatizon postë direkte për biznese.

Vlen të ceket se kartela tërhoqi 34 oferta gjatë ankandit 26-ditor sa ishte prezente. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.