Basketboll

KOSOVARI KRESHNIK AVDIJA VAZHDON TË LUAJ ME SUKSES NË SHBA

Prishtinë(AsistiOnline) – Kreshnik Avdija është njëri ndër basketbollistët kosovarë që prej vitesh po luan me sukses në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mund të cilësohet ndër shpresat e Reprezentacionit të Kosovës.

21 vjeçari nga Gjakova për dy vite rresht ishte pjesë e ekipit, ”Sierra College” me të cilët luajti me shumë sukses, por që tani ka diplomuar dhe pret të bëjë ngritje në karrierën e tij, duke ndërruar ekip.

AsistiOnline.com ka realizuar një intervistë me basketbollistin e talentuar nga qyteti i Gjakovës të cilën ju sygjerojmë që ta lexoni:

Si e kaluat kohën e karantinës dhe a po ushtroni gjatë kohës së pandemisë individualisht?

Si çdo sportist edhe unë jam munduar të jem aktiv gjatë kohës së karantinës edhe pse kam hasur në shumë vështirësi për shkak se çdo gjë ka qenë e mbyllur edhe në SHBA. Jam në Kosovë qe 2 javë dhe kam filluar përgatitjet fizike me intensitet më të lartë me trajnerin tim personal, Shpend Cana dhe po mundohem që të jem në formën më të mirë fizike”.

Si përfundoi stinori me ekipin me të cilin po luani aktualisht?

Stinorin e basketbollit e kemi përfunduar në vendin e katërt të ligës Big 8. Kam qenë i gëzuar me rezultatet e mia personale dhe ekipore. Gjithmonë mund të ketë hapësirë për përmirësime si individuale dhe ekipore, por në përgjithësi gjithçka ka shkuar shumë mirë. Në fund të sezonit jam diplomuar nga ”Sierra College”.

A ka pasur oferta nga ekipe të tjera, për Kreshnikun që të ndërrojë ambient në SHBA?

Kam pasur 3 oferta nga kolegje të ndryshme në SHBA, një nga to ishte në Georgia në divizionin e parë ”NAIA”. Kam vendosur të kthehem në Kosovë, deri sa situata pandemike të qetësohet dhe pastaj do të vendos se ku do të vazhdoj edhe 2 vitet e ardhshme në Universitet në SHBA”.

A e mendon rikthimin në basketbollin e Kosovës në të ardhmen, basketbollisti nga Gjakova?

Gjithmonë kam dëshirë të luaj në vendin ku jam zhvilluar si basketbollist i ri dhe të vazhdoj rritjen si një basketbollist profesionist. Kam dëshirë që në të ardhmen të luaj për qytetin ku jam rritur, pra për KB VËLLAZNIMIN ose edhe per skuadra tjera kosovare, pse jo”.

Por cilat janë planet e Kreshnikut për të ardhmen?

Planet e mija në të ardhmen janë që të arrij nivelin e përgatitjes fizike dhe teknike, optimale. Të jem i gatshëm për çdo gjë që do të vij në të ardhmen e afërt. Per fund, dua të ju falenderoj juve ASISTIN, që gjithmonë keni pasur interesim për mua dhe sportistët e tjerë në rritje jashtë vendit”, përfundoi intervistën Kreshnik Avdija.

/AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.