Basketboll

BOOKER FANTASTIK DHE VENDIMTAR, PËR FITOREN E SUNS NDAJ CLIPPERS

Prishtinë(AsistiOnline) – Phoenix Suns e kanë arritur befasinë e mbrëmjes në NBA, duke mposhtur LA Clippers në sekondat e fundit me shënimin e fantastikut, Devin Booker.

Në fakt, Suns në këtë ndeshje e patën avantazhin për shumicën e kohës edhe pse të ngushtë, por në çerekun e fundit Clippers arritën që ta barazonin rezultatin 31 sekonda pa përfunduar ndeshja, ndërsa në sekondin e fundit të ndeshjes, Booker me fadeaway për dy pikë i siguroi fitoren e madhe Suns(117-115), që ende shpresojnë për play off.

Super-ylli, Devin Booker me 35 pikë shkëlqeu në këtë ndeshje për Suns, përderisa u dallua edhe Deandre Ayton me 19 pikë.

Tek Clippers s’mjaftoi Leonard me 27 pikë dhe as Paul George me 23 sosh. /AsistiOnline.com

 

Komentet janë të mbyllura.