Basketboll

FENERI ZYRTARIZON TRANSFERIMIN E KENANIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Më në fund, kalimi i basketbollistit me prejardhje nga Kosova, Kenan Spahiu në Fenerbahçe është zyrtarizuar edhe nga skuadra e madhe turke.

AsistiOnline.com ditën e djeshme raportoi ekskluzivisht se Spahiu, zyrtarisht  ka nënshkruajtur marrëveshje një vjeçare me ekipin e Fenerbahçes, ndërsa sot vetë ekipi nga Stambolli e ka zyrtarizuar Spahiun, si lojtarin më të ri në ekip.

Spahiu rikthehet në ekipin e Fenerit, pasiqë pjesë e tyre ishte edhe 4 vite më parë, por që më 2016 u largua, për të luajtur në ekipe si: Karsiyaka, Besiktas dhe së fundmi në Real Betis të Spanjës.

Spahiu me Fenerbahçen përpos ligës turke, do të luaj edhe në Euroligë dhe për 25 vjeçarin, do të jetë i mirëseardhur rikthimi në ekipin ku bëri emër, sepse Feneri është ndër ekipet më të respektuara në Evropë. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.