Basketboll

EDON MAXHUNI BËHET ME SKUADËR TË RE

Prishtinë(AsistOnline) – Njëri nga basketbollistët më të talentuar me prejardhje shqiptare, Edon Maxhuni është bërë me skuadër të re, shkruan AsistiOnline.com
 
Maxhuni ka nënshkruajtur me skuadrën estoneze, ”Parnu” e cila përveç ligës nacionale luan edhe në ligën baltike, që zhvillohet ndërmjet Letonisë dhe Estonisë.
 
Lajmin për kalimin e Edonit tek ekipi estonez, për AsistiOnline.com ekskluzivisht e ka dhënë babai i Edonit, poashtu ish-basketbollisti Besim Maxhuni, i cili ka treguar se Edoni është shumë i kënaqur me skuadrën e re.
 
Edoni është shumë i kënaqur, trajneri është shumë i mirë, ekipa është shumë në rregull, të gjitha ato kushte dhe parakushte që ne kemi dashtur për Edonin, janë plotësuar dhe tash mbetet që Edoni nga e hëna të fokusohet, koncentrohet dhe të kryej punën mu ashtu edhe ai vet si ka dashur. Trajneri i ekipit është ndihmës-trajner i Reprezentacionit Estonez që në kohët e fundit janë duke bërë ”boom” të madh në basketbollin evropian si Reprezentacion. Të gjitha janë përshtatur dhe tash të shohim”, tha Besim Maxhuni.
 
Të kujtojmë se gjatë stinorit të kaluar, Edon Maxhuni luajti me ”Gran Canaria B” në Spanjë dhe pati mesatare prej, 13.4 pikë, 3.3 asiste, si dhe 2.2 kërcime. Ndërsa para ekipit spanjoll, luajti tek kolegji amerikan, ”Long Beach State” në NCAA.
 
Edoni poashtu, rregullisht po grumbullohet dhe po luan edhe me Kombëtaren e Finlandës. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.