Basketboll

PORTLAND-MEMPHIS: DUELI I NESËRM PËR ”PLAY-IN” NË NBA

Prishtinë(AsistiOnline) – Me dy ndeshje që luhen gjatës mesnatës së sontme, përfundon stinori i rregullt i NBA-së, që po luhet i tëri në ”flluskën” e Orlandos në Florida.

Menjëherë nesër, organizatorët e NBA-së e kanë paraparë që të nisin fazat më të nxehta të kampionatit, si ajo ”play-in”, ku për një vend në ”play off” do të takohen dy skuadrat, Portland-Memphis dhe me ç’rast do të kompletohen vazot me ekipet e ”play off”-it.

Ndeshja e nesërme ndërmjet, Portlandit dhe Memphisit, luhet nesër në një orar shumë të përshtatshëm për kohën tonë lokale, pra nga ora 20:30.

Por si përcaktohet skuadra që nga ”play in”, kalon në ”play off”?

Tashmë për të vendosur se kush shkon në Play Off, Memphis dhe Portland do të takohen në këtë ndeshje direkte. Portlandit për ta siguruar vendin e tetë i mjafton një fitore ndaj Memphisit, kurse Memphisit do i duhen dy fitore.

RIKUJTIM:

Ndeshjen mund ta ndiqni direkt në Platformën më ekskluzive dhe atraktive në vendin tonë, Artmotion, konkretisht në Art Sport 1.

/AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.