BUCKS RRËMBEJNË AVANTAZHIN E SERISË NDAJ ORLANDOS
Prishtinë(AsistiOnline) – Milwaukee Bucks e kanë fituar edhe ndeshjen e dytë me radhë ndaj Orlando Magic në kuadër të fazës së parë në play off të NBA-së.
Bucks kanë mposhtur sonte, ekipin e Orlandos me rezultat të përgjithshëm, 107-121 në një ndeshje që u dominua thuajse plotësisht nga ekipi i trajnerit, Mike Budenholzer dhe në fund fitorja me meritë ju takoi atyre.
Kontribuesit kryesorë në fitoren e Bucks sonte ishin, i zkaonshmi Giannis Antetokounmpo me double, double 35 pikë, 11 kërcime dhe 7 asiste, por edhe Khris Middleton me 17 pikë.
Tek Orlando s’mjaftuan për fitore, DJ Augustin me 24 pikë e Nikola Vuceviv me 20 sosh.
Tash seria e ndeshjeve kalon në të mirë të Milwaukeet që e udhëheq atë2-1, ndërsa ndeshja e radhës mes skuadrave luhet më 24 gusht. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.