Under Header

spot_img

EDHE AJAZAJ RINOVON ME PONTE PRIZRENIN

spot_img
spot_img

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Superligës së Basketbollit të Kosovës, Ponte Prizrenit ka njoftuar sot se ka vazhduar kontratën me kapitenin e klubit, Qëndrim Ajazaj.

Prizrenasit nëpërmjet llogarisë së tyre zyrtare në Facebook, kanë njoftuar sot se kapiteni i skuadrën Qëndrim Ajazaj ka rinovuar kontratën me klubin edhe për një stinor tjetër.

”Sinonimi i klubit , kapiteni Qëndrim Ajazaj nga sot konfirmohet edhe për një sezon lojtar i KB Ponte Prizrenit. Vlen të cekët se Ajazaj ka qenë besnik në skuadër nga themelimi i ekip deri në ditët e sotme përkundër shumë ofertave. Ponte Prizreni është falenderues dhe mirënjohës për kontributin dhe sakrificën e kapitenit Ajazaj përkundër shumë obligimeve profesionale dhe shkollore. Sigurisht se klubi pos mirënjohës do ngrijë numrin 12 në përfundim të karrierës së lojtarit duke konsideruar fanelën si të pazevndësueshme”, thuhet në njoftimin e klubit që udhëhiqet nga trajneri Arbnor Rifati.

/AsistiOnline.com

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds