Basketboll

BAJRA 3 OFERTA NË TAVOLINË, I PAVENDOSUR PËR TË ARDHMEN

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri nga trajnerët më me perspektivë në basketbollin e Kosovës, Illmen Bajra ende nuk e ka vendosur se ku do të jetë i angazhuar për edicionin e ri.

Burime të afërta të AsistiOnline.com me timonierin prizrenas, kanë bërë me dije se e ardhmja e Bajrës, ende nuk është definuar dhe se ai pritet që të vendosë ditëve në vijim për karrierën e tij, ngase ka tre oferta tejet serioze që i kanë ardhur në adresë dhe po i shqyrton me kujdes për të bërë zgjedhjen e duhur.

Po të njëjtat burime, kanë konfirmuar për AsistiOnline.com se trajneri Bajra, ka marrë oferta nga tre ekipe elitare kosovare të cilat kanë synime serioze në stinorin e ri, por që emrat e tyre nuk janë bërë publike për shkak të korrektësisë.

Të kujtojmë se në stinorin e fundit, Illmen Bajra e udhëhoqi me shumë sukses, ekipin e Bashkimit të Prizrenit në konkurencën e meshkujve. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.