Basketboll

TAMAS BRUCE TRANSFEROHET NË SUPERLIGËN E TUNIZISË

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti amerikan dhe tejet cilësor që në stinorin e kaluar luajti te Lipjani, Tamas Bruce është bërë me skuadër të re për edicionin 2020/21.

Bruce që në Superligën e Kosovës shkëlqeu me skuadrën e Lipjanit, është transferuar në Superligën e Tunizisë, konkretisht tek skuadra ”DSG” apo ”Dalia-Sport-Grombalia” një skuadër tejet serioze në këtë shtet.

Në 8 ndeshje me Lipjanin, Bruce kishte statistika shumë mbresëlënëse prej: 27.6 pikë, 12.6 kërcime, 2.6 asiste, 1.6 vjedhje topash dhe 1.0 bllokada për ndeshje.

Para Lipjanit, Bruce ka luajtur më parë profesionalisht edhe në Argjentinë dhe Armeni dhe ky do të jetë sezoni i tij i tretë si lojtar profesionist. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.