Basketboll

INDIANA SHKARKON TRAJNERIN, PAS REZULTATEVE TË DOBËTA NË PLAY OFF

Prishtinë(AsistiOnline) – Klubi i NBA-së, Indiana Pacers ka njoftuar sot se ka shkarkuar nga pozita e trajnerit, Nate McMillanin.

14 ditë më parë, McMillan kishte nënshkruar një zgjatje kontrate dy-vjeçare me Pacers, por si duket kjo nuk i ka bërë përshtypjes fare klubit të Indianas që ka vendosur ta shkarkojë atë, pas eleminimit të turpshëm në fazën e parë të play off-it nga Miami Heat me seri prej 4-0.

McMillan bëhet trajneri i dytë i NBA që pushohet nga puna pas eleminimit të skuadrës së tij në play off-in e NBA-së që po zhvillohet në të ashtuquajturën ”flluskën” e Orlandos, pas Brett Brownit.

Ditë më parë edhe Philadelphia 76ers, vendosi ta shkarkojë trajnerin e saj Brett Brown, pas eleminimit nga play off’i.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.