Basketboll

LAJMI I FUNDIT: VAZHDON STINORI NË NBA

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas bojkotit historik të së mërkurës, me gjithë këtë amulli lojtarët e NBA kanë vendosur të rifillojnë sezonin.

Lojtarët e NBA morën sot vendimin për të vazhduar fazën e play off-it të për vitin 2020, sipas Adrian Wojnarowski të ESPN. Tri ndeshjet e play-off-it të planifikuara për të enjtën po shtyhen dhe ato do të luhen të premten.

Lojtarët e NBA filluan mbajtjen e takimeve dhe diskutimeve se si të vazhdohet me pjesën e mbetur të sezonit dhe nëse do të vazhdojë apo jo play off, pas vendimit historik të Milwaukee Bucks për të bojkotuar lojën e 5-të kundër Orlando Magic në protestë për gjuajtjen e Jacob Blake nga policia amerikane. Lojtarët u takuan të mërkurën në mbrëmje dhe të enjten në mëngjes para se të vendosnin për të rifilluar play off-in përsëri.

Woj më vonë raportoi se do të ketë një takim të pronarëve dhe lojtarëve të NBA-së për të diskutuar planet e veprimit për çështje të drejtësisë sociale.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.