Basketboll

BASHKIMI TRANSFERON LOJTAREN E PENZËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit në konkurencën e femrave, po vazhdon me konsolidimin e rosterit për edicionin e ri.

Së fundmi prizrenasit kanë njoftuar se kanë siguruar shërbimet e basketbollistes nga Peja, Diedona Halitaj.

Diedona Halitaj është përforcimi tjetër i ekipit tonë për sezonin e ri. Diedona në tri vitet e fundit ka luajtur për Prishtinën e Penzën, duke fituar çdo trofe të mundshëm në basketbollin tonë. Në sezonin e ri, Diedona ka vendosur që të jetë pjesë e Bashkimit dhe synon të vazhdojë me koleksionimin e trofeve. Mirësevjen Diedona në familjen portokall e zi – KBF Bashkimi”, thuhet në njoftimin e klubit prizrenas.

Ditën e djeshme klubi i Bashkimit poashtu njoftoi, për transferimin e Marigona Rushitit nga Prishtina.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.