Basketboll

ELEKTRA ZYKAJ TEK PRISHTINA

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Prishtinës në konkurencën e femrave, po vazhdon me përforcimin e skuadrës për stinorin e ri.

Klubi kryeqytetas ka njoftuar sot, se ka transferuar në radhët e veta basketbollisten nga Shqipëria, Elektra Zykaj.

Elektra Zykaj përforcimi më i ri I klubit tonë. Ish-lojtarja e shumë ekipeve nga Shqipëria, lojtare e përfaqësueses së Shqipërise , tani pjesë e ekipit tonë. Elektres I deshirojmë mirëseardhje dhe suksese në vazhdim të karrierës”, thuhet në njoftimin e klubit prishtinas.

Përpos transferimit të Zykajt, Prishtina ka transferuar në skuadër edhe Gentiana Ismailin, Sumea Kosumin, si dhe ka vazhduar kontratat me Enxhi Xhanajn, Era Shatrin, Enisa Kamerollin, Fjolla Ajetin e Besjana Martinajn. /AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.