Basketboll

ISH-BASKETBOLLISTI I BASHKIMIT, VAZHDON KARRIERËN EVROPIANE

Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-basketbollisti amerikan dhe tejet cilësor i Bashkimit të Prizrenit para katër stinorëve, Kayel Locke po vazhdon të bëjë karrierë të suksesshme nëpër ligat evropiane.

Alo qendra amerikane e gjatë 1.94cm, Locke nga elita portugeze ku luajti së fundi, është transferuar tek skuadra elitare holandeze, Zwolle.

Përpos Superligës së Kosovës, Locke më parë ka luajtur  profesionalisht në Estoni (Tallin Kalev), Finlandë (Seagulls), Gjermani (46ers), Kosovë (Bashkimi), Malajzi (Farmco), Republika Çeke (Usti n’Labem) dhe së fundmi u paraqit në Portugali tek skuadra e Portos.

Me Bashkimin aloja amerikane, pati mesatare prej, 16.2 pikë, 7.2 kërcime dhe 2.1 asiste për ndeshje. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.