Basketboll

YLLI RINOVON EDHE ME NJË BASKETBOLLIST

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Golden Eagle Yllit ka vazhduar bashkëpunimin edhe me një basketbollist për edicionin e ri 2020/21.

Therandasit nëpërmjet llogarisë zyrtare në Facebook, kanë njoftuar se kanë vazhduar kontratën me basketbollistin vendor perspektiv, Rilind Krasniqi i cili ishte pjesë e tyre edhe në stinorin që e lamë pas.

Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me Rilind Krasniqin për sezonën 2020/21”, thuhet në njofitmin e shkurtër të klubit nga Theranda.

Të kujtojmë deri më tani, klubi nga Theranda ka transferuar shqiptarin nga Mali i Zi, Blendi Avdili si dhe ka vazhduar kontratat edhe me dy basketbollistët kyçë të ekipit, Valon Bunjaku dhe Samir Zekiqi, ndërsa skuadrën do ta udhëheq përsëri trajneri, Dragan Radoviç. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.