Basketboll

YLLI RINOVON EDHE ME KAPITENIN E SKUADRËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra therandase, Golden Eagle Ylli po vazhdon vazhdimisht që të kompletojë rosterin ekipor për edicionin e ri, që pritet të jetë shumë sfidues për ta.

Në vazhdën e rinovimeve të kontratave me disa nga basketbollistët e edicionit të kaluar, therandasit kanë njoftuar sot se kanë rinovuar kontratën edhe me kapitenin e skuadrës, Egzon Kuqi.

Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës edhe për një vit me snajperistin suharekas, Egzon Kuqi”, thuhet në njoftimin e klubit nga Theranda.

Të kujtojmë deri më tani, klubi nga Theranda ka transferuar shqiptarin nga Mali i Zi, Blendi Avdili, plejmejkerin amerikan Cody John, si dhe ka vazhduar kontratat edhe me basketbollistët kyçë të ekipit nga stinori i kaluar, Valon Bunjaku, Samir Zekiqi dhe Rilind Krasniqi, ndërsa skuadrën do ta udhëheq përsëri trajneri, Dragan Radoviç. /AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.