Basketboll

E MBANI MEND RUNDLES TË PEJËS, SIVJET ËSHTË TRANSFERUAR NË ELITËN LETONEZE

Prishtinë(AsistiOnline) – Për ju që e mbani në mend, ish-basketbollisti i KB Pejës para pak vitesh, Cameron Rundles është bërë me skuadër të re për edicionin e ri.

Plejmejkeri amerikan, Cameron Rundles ka nënshkruajtur marrëveshje me BC Ventspils në Superligën e Letonisë

Rundles, në sezonin e fundit luajti në elitën e Rumanisë, duke patur mesatare prej, 16.5 pikë, 2.9 kërcime dhe 4.4 asistime në tetë ndeshje me BCM U Pitesti.

Vlen të ceket se basketbollisti në fjalë, luajti me Pejën në stinorin 2016/17 dhe pati mesatare prej, 11.6 pikë, 3.2 kërcime dhe 4.5 asiste për ndeshje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.