Basketboll

KJO ËSHTË SITUATA AKTUALE TË TREPÇA, FLET DREJTORI BESIM BRAHA

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëra ndër skuadrat më me traditë në basketbollin e Kosovës, Trepça e Mitrovicës viteve të fundit po ballafaqohet me telashe të shumta, sidomos në aspektin financiar që nuk po arrin të këndellet assesi.
 
Klubi ‘xehtarë’ për herë të parë në histori të klubit, sivjet e ka vërë në mëdyshje mbetjen në elitën e basketbollit kosovar dhe për ta siguruar mbijetesën në Superligë, do ti duhet të luaj në “play out” me ekipin e As Prishtinës nga Liga e parë.
 
Por para nisjes së stinorit të ri në elitën e basketbollin kosovar, cilat është gjendja e KB Trepçës në realitet, në lidhje me këtë çështje, AsistiOnline.com ka kontaktuar me drejtorin e klubit, Besim Braha i cili është shprehur tejet i shqetësuar me problemet në të cilat gjendet klubi i Trepçës, si pasojë e mos-përkrahjes financiare, por që beson se do ti mbledhin forcat disi, për ta riorganizuar klubin dhe mos e lënë në ‘humnerë’.
 
Të bëhemi realistë, gjendja në klubin e Trepçës nuk është e mirë, ne kemi pasur telashe edhe para pandemisë, por tash vetëm sa janë vëshirësuar ato. Stërvitjet nuk i kemi nisur ende, shkaku që nuk po na lejohet, mirëpo në momentin që organet përkatëse na e lejojnë një gjë të tillë, ne do ti nisim përgatitjet, sepse e kemi edhe ndeshjen e “play out”-it me As Prishtinën dhe do të luajmë fillimisht aty e më pas shpresoj dhe besoj që edhe në Superligë”, thotë Braha.
 
Sa i përket rosterit të skuadrës së Trepçës për edicionin e ri, Braha shprehet kështu:
 
Sa ju përket lojtarëve, presim që të mbesin shumica e vendorëve që ishin aty nga viti i kaluar, do ta japim maksimumin që të bëjmë një roster sa më konkurues brenda mundësive që kemi edhe pse do të jetë shumë problem, shkaku i telashave financiare, sidomos sivjet kur bizneset hezitojnë të na ndihmojnë shkaku i problemeve që ju ka sjellur pandemia edhe vetë atyre”, përfundoi prononcimin, drejtori i ‘xehtarëve’ Besim Braha.
 
Skuadra e Trepçës sezonin e anuluar të Superligës, sivjet e mbylli si ndër më të dobëtit në histori të saj shumëvjeçare, duke mbetur pozitën e shtatë me vetëm 7 fitore dhe plotë 17 humbje.
 
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.