Basketboll

FBK-JA VENDOS PËR EKIPIN E 10-TË, QË DO TË GAROJË NË LIGËN E PARË TË MESHKUJVE

Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar para pak çasteve, se bordi i saj më sot më 04.10.2020 ka vendosur që KB Feronikeli ka prezantuar dëshmi për përmbushjen e kushteve teknike dhe sportive për garim në Ligën e Parë të Meshkujve, si dhe ka dëshmuar vullnet dhe organizim të mirëfilltë për edicionin 2020/21 në këtë kategori të garave.

Tutje në njoftim thuhet, se Bordi i FBK-së gjithashtu e ka marrë për bazë përvojën e KB Feronikeli në Superligë dhe kështu ky ekip i ka plotësuar kushtet e kërkuara për marrjen e Wild Card.

Bordi i FBK-së kishte shpallur një vend të hapur për Wild Card, meqë për garim në Ligën e Parë të Meshkujve ishin lajmëruar vetëm nëntë (9) ekipe.

Interesim për Wild Card për Ligën e Parë të Meshkujve kanë shprehur edhe KB Borea nga Peja dhe KB Sfera nga Skenderaj.

Në njoftimin zyrtar të FBK-së, thuhet se ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.