Basketboll

FERONIKELI EMËRON BLERIM KRASNIQIN TRAJNER TË SKUADRËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Feronikelit që këtë edicion do të bëjë gara në Ligën e parë, ka emëruar trajnerin e ri të skuadrës.

”Industrialistët” kanë njoftuar se në edicionin e ri, do të drejtohen nga trajneri me përvojë të madhe në basketbollin e Kosovës, Blerim Krasniqi.

Në shtabin teknik detyrën i’a kemi besuar trajnerit me përvojë shumë vjeçare në basketbollin e Kosovës, Blerim Krasniqi”, thuhet në njoftimin e shkurtër të Feronikelit në faqen zyrtare në Facebook.

Skuadra nga Drenasi, sivjet do të garojë në Ligën e parë të Kosovës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.