Basketboll

ASISTI PO KTHEHET, ME SHUMË RISI DHE EKSKLUZIVITETE NË EKRANET TUAJA

Prishtinë(AsistiOnline) – Pandemia ç’rregulloi shumë çka sivjet megjithatë të hënën ASISTI në ARTMOTION po kthehet më i fuqishëm se kurrë më parë.

Tashmë aktivitet filluan me Play Out, ku Trepça siguroi statusin e Superligës

Si u nënshkruan , jo një por tri marrëveshje ndërmjet të Federatës së Basketbollit e Ligës Unike me Artmotion e Klan Kosovën dhe Devolli Corporation.

Ky edicion për dallim nga tjetër do të startoj me Superkupën në format krejt ndryshe me çerekfinale, gjysmëfinale e finale! Të gjitha këto në Artmotion e Klan Kosova dhe natyrisht, do të shohim se sa janë të gatshme skuadrat dhe çka parashikojnë?

Ekskluzivisht në ASISTIN 421, profilet e 8 skuadrave të Superligës me të gjithat transferet , ambiciet dhe parashikimet për Superligën 2020/21 në këtë vit pandemie.

Kur dhe si do të startoj Liga Unike? Cila është situata në Shqipëri? A do t’i lehtësoj masat kryeministri Rama, vet ish basketbollist ?   

Natyrisht, nuk do të mungojnë as pasqyrat e ABA dhe Euroligës dhe krejt në fund ajka,

Një përmbledhje speciale e ndeshjeve finale të NBA dhe profili i veçant i njërit prej lojtarëve më të veçantë në histori: LeBron Jamesi 

Agjërimit basketbollistik vendor po i vjen fundi…

Të hënën nga ora 21 në Art Sport 1

dhe pas mesnate në Klan Kosova

ASISTI 421.

 Revolucioni i basketbollit në vendin tonë vazhdon…ku tjetër veç se në Artmotion

Komentet janë të mbyllura.