Basketboll

BEFASI NË SUPERLIGËN E FEMRAVE, PAS XHIROS SË DYTË

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë vikendit është luajtur edhe xhiro e dytë e Superligës së femrave, ku janë zhvilluar ndeshje tejet interesante e nuk kanë munguar as befasitë.

Bashkimi ka vazhduar me fitore, duke mundur në udhëtim Trepçën me rezultat 60:96. Vashat prizrenase dominuan nga fillimi deri në fund për të shënuar fitore të merituar, që ishte e dyta nga dy ndeshje në Superligë, derisa ishte humbja e dytë për vashat mitrovicase nga dy ndeshje.

Penza ka arritur fitoren e parë, duke mundur Kastriotin 85:62. Skuadrën pejane e ka udhëhequr kapitenia, Valbona Bytyqi me 30 pikë, 14 kërcime dhe 7 asistime, kurse Melita Luci shtoi 23 pikë, ndërsa te skuadra ferizajase më shumë pikë shënuan Agnesa Rrahmani 23 dhe Amani Alexander 18. Penza ka një fitore dhe një humbje, kurse Kastrioti dy humbje nga dy ndeshje.

Dhe befasia e xhiros ndodhi në kryeqytet, ku Vëllaznimi shënoi fitore të madhe, duke mundur Kosovahome Prishtinën me rezultat 67:80. Tash skuadra kuqezi ka dy fitore në dy ndeshje, kurse skuadra prishtinase një fitore dhe një humbje.

Pas xhiros së parë, renditjes tabelare i prijnë, Bashkimi e Vëllaznimi, të pasuara nga Prishtina, Penza, Trepça e Kastrioti.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.