Basketboll

LIGA E PARË NISI ME FITORET E PRITURA TË FAVORITËVE

Ka filluar Liga e Parë në basketboll, ku në xhiron e parë kishte ndeshje mjaft interesante.

Padyshim sfida kryesore ishte ndërmjet AS Prishtinës dhe RC Cola Drita. Prishtinasit fituan në fund me rezultat 77:75, duke fituar derbin e kësaj xhiroje. Të dy skuadrat synojnë të renditen në vendin e parë dhe të sigurojnë pjesëmarrjen në elitë për edicionin e ardhshëm.

Me fitore, stinorin e ri e ka nisur edhe Marigona Hill Prishtina, që ka mundur si mysafire Neë Basket me rezultat 82:90.

Lipjani, që edicionin e kaluar kishte garuar në elitë, pësoi humbje nga Megasport me rezultat të thellë 61:106.

Në ndeshjen e fundit për këtë xhiro, Vushtrria ka shënuar fitore ndaj Prishtina e Re me rezultat 71:50, duke arritur fitoren e parë në këtë kampionat.

Istogu-Feronikeli është shtyrë për një datë tjetër, për shkakun se skuadrat nuk i kanë pasur testet e bëra për covid-19.

Pas xhiros së parë, renditja tabelare në Ligën e parë duke kështu: 1.Megasport, 2.Vushtrria, 3.MH Prishtina, 4.As Prishtina, 5.Drita, 6.New Basket, 7.Prishtina e Re, 8.Lipjani, 9.Istogu, 10.Feronikeli.

 

Komentet janë të mbyllura.