Basketboll

XHIRO E TRETË E SUPERLIGËS VAZHDON SONTE ME DERBI

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e tretë e Superligës së Kosovës, vazhdon sonte me një super-derbi.

Në ”Mizahir Isma” të Rahovecit, skuadra me po të njëjtin emër e pret, Sigal Prishtinën, ekipe të cilat u patën ndeshur para pak javësh edhe në gjysmëfinale të Superkupës e ku kishte fituar Prishtina.

Në vitet e fundit, takimet mes këtyre dy skuadrave kanë qenë shumë interesante dhe dramatike, andaj ky takim po pritet me interesim të madh. Të dy skuadrat deri tani në Superligën e Kosovës, kanë nga një fitore dhe një humbje e normalisht që sonte e synojnë fitoren.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat, zyrtarët e ndeshjes dhe përfaqësuesit e FBK-së, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të transmetohet në platformën ArtMotion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ta gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Java 3

E enjte

19:00 Rahoveci – Sigal Prishtina

 

Komentet janë të mbyllura.