Basketboll

SHTYHET NDESHJA E VIKENDIT, TREPÇA – PEJA

Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshja e vikendit ndërmjet, Trepçës dhe Pejës e vlefshme për xhiron e pestë të Superligës së Kosovës është shtyer për një termin tjetër.

Federata e Basketbollit të Kosovës, ka njoftuar se ndeshja e xhiros së V-të e Prince Caffe Superliga e Kosovës në mes KB Trepça vs KB Peja nuk do të zhvillohet në terminin e caktuar më herët. Për datën dhe kohën e zhvillimit të ndeshjes në njoftim thuhet se do palët do të njoftohen me kohë.

Trepça dhe Peja është dashur të takohen nesër nga ora 14:00, por siç ka mësuar AsistiOnline.com, shtyerja ka ndodhur me kërkesën e KB Pejës, pasiqë klubi i tyre nuk i ka pranuar ende rezltatet nga testimet për covid-19.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.