Basketboll

DRITA FITON THELLË NË UDHËTIM TE LIPJANI

Prishtinë(AsistiOnline) – Drita e Gjilanit e ka arritur edhe fitoren e dytë të stinorit të ri në Ligën e parë.

Klubi bardhekaltërt ka triumfuar si mysafir i Lipjanit në udhëtim me rezultat të thellë, 70-100.

Lojtarët më të dalluar në fitoren e Dritës sot ishin, Kapiteni Qëndrim Demi me 23 pikë, 8 asiste e 5 kërcime, Driton Sylejmani me 15 pikë, Bardh Jakupi e Gent Shala me nga 14 pikë, si dhe Erhan Sholla e Rinor Ahmeti me nga 12 sosh.

Tek Lipjani s’mjaftuan për fitore, Fazli Vitia me 21 pikë, Arjanit Krasniqi me 20 pikë e Hamit Sllamniku me 14 sosh.

Pas xhiros së tretë, Rc Cola Drita gjendet në pozitën e tretë me 5 pikë, dy fitore e një humbje. Ndërsa, Lipjani mbetet pa fitore, në pozitën e tetë me 3 disfata.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.