Basketboll

CSKA-JA E MPOSHT ZALGIRISIN DHE E KALON NË TABELË

Prishtinë(AsistiOnline) – Derbi i mbrëmjes në Euroligë, sonte i ka takuar CSKA Moskës, që ka triumfuar në udhëtim tek Zalgiris Kaunas.

Ekipi nga Moska e Rusisë, ka fituar me tejet vështirësi duelin ndaj Zalgirisit, 78-87. Kjo për faktin, se ndeshja deri në sekondat e fundit, ishte shumë interesante, ashtu sikurse u parashikua, por në fund detajet e zgjodhën fituesin.

Për këtë fitore, tejet të vlefshme të CSKA-së sonte më të dalluarit ishin, Mike James me 27 pikë e Will Clyburn me 13 pikë.

Tek Zalgirisi me lojë të mirë, ranë në sy: Marius Grigonis me 19 pikë e Thomas Walkup me 10 sosh.

Me këtë triumf, CSKA-ja ngjitet në vendin e tretë në tabelë e Zalgirisi zbret në pozitën e pestë.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.