FITORJA E TRETË ME RADHË, DRITA VAZHDON NDJEKJEN E KREUT
Prishtinë(AsistiOnline) – Drita e Gjilanit në xhirot e para me shumë të drejtë, po e arsyeton epitetin e favorites për tu inkuadruar në Superligën e Kosovës për stinorin e ardhshëm.
Ekipi gjilanas sot ka arritur të fitojë edhe ndeshjen e tretë me radhë në stinorin e ri të Ligës së parë, kësaj radhe duke triumfuar në shtëpi ndaj Megasports me shifrat finale, 90-76.
Në fakt ndeshja ishte tejet e barabartë, sidomos me pjesën e parë që u mbyllë me vetëm +3 për Dritën e dallimi i ndeshjes u bë në pjesën e dytë, ku vendasit i fituan dy periodat vendimtare(23-17, 22-17) dhe i’u gëzuan fitores me plotë meritë.
Individët më të dalluar në fitoren e gjilanasve sot ishin, kapiteni Qëndrim Demi me double-double(25pk, 13krc, 5ast), Rinor Ahmeti me 19 pikë, Gent Shala me 16 pikë e 9 kërcime dhe Driton Sylejmani me 12 pikë e 8 kërcime.
Tek Megasports s’mjaftuan për triumf, Ensar Muriqi me double-double(22pk, 11krc), Bleonis Tanushi me 19 pikë, 7 asiste e 5 kërcime, si dhe Ardit Osmani me 17 pikë.
Me këtë fitore, Drita e merr përkohësisht kryesimin në renditjen tabelare të Ligës së parë me 7 pikë, 3 fitore dhe 1 disfatë. Ndërsa, Megasports gjendet në pozitën e pestë me 5 pikë, 3 humbje dhe 1 fitore.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.